Bosnja dhe Hercegovina zgjedh pushtet të ri.
Më 4 tetor në BeH do të ketë zgjedhje të përgjithshme. Qytetarët do të zgjedhin gjithsej 518 zyrtarë. Të drejtë vote kanë rreth 3,4 milionë njerëz.
BeH-ja ka një sistem politik shumë të ndërlikuar. Shtetin e drejton një presidencë me tre anëtarë. Një anëtar është boshnjak, një kroat dhe një serb. Vendi ka edhe dy pjesë: Federatën dhe Republikën Serbe. Ky sistem është krijuar me marrëveshjen e paqes të vitit 1995.
Këto zgjedhje kanë edhe një risi të rëndësishme. Për herë të parë përdoren skanerë për fletëvotimet. Votuesit kontrollohen me pajisje biometrike. Shteti bleu 6.000 skanerë dhe 6.000 pajisje. Qëllimi është të parandalohen mashtrimet në votim.
Fushata zgjedhore zgjat deri më 3 tetor në mëngjes. Analistët thonë se në fushatë dominojnë ndarjet etnike. Për ekonominë, për shkollat dhe për BE-në flitet pak.