Evropa po plaket: kush do të punojë?
Evropa është kontinenti më i vjetër në botë. Njerëzit jetojnë gjithnjë e më gjatë, sepse mjekësia është më e mirë. Por familjet e reja kanë gjithnjë e më pak fëmijë. Mesatarisht, një grua ka më pak se dy fëmijë.
Prandaj në Evropë ka gjithnjë e më shumë pensionistë. Sot të punësuarit i paguajnë pensionet e të moshuarve. Por numri i të punësuarve bëhet gjithnjë e më i vogël. Në Gjermani, njerëzit së shpejti do të dalin në pension në moshën 67 vjeç.
Në Gjermani sot mungojnë shumë punëtorë. Spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve kërkojnë infermierë. Prandaj Gjermania kërkon punëtorë nga jashtë. Shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor mund të punojnë atje. Ata duhet të kenë vetëm një kontratë pune.
Por për Maqedoninë e Veriut kjo është një problem i madh. Shumë mjekë të rinj dhe infermierë shkojnë në Gjermani. Kështu edhe vendi plaket akoma më shpejt se të tjerët.